Kultura
Music  Horoskop

Per Mua

Vendlindja

Albumi im

Home

Download

Humor

Kultura

Fjale Te Urta

Libri i Vizitorve

Informatik

Dashuria Forum

FOTO

FOTO

FOTO

BILBILI SHQIPTAR KENDON PERSERI PERSISHT


Keto kohet e fundit eshte botuar ne Iran libri me poezi ne persisht "Takhajolat"i shkruajtur nga vete poeti i madh i kombit shqiptar Naim Frasheri. Lexuesi shqiptar eshte njohur me keto poezite e ketij libri ne saje te perkthimit te bere prej mjeshtrit Vexhi Buharaja ne vitin 1971 nen titullin "Enderrime" Per here te pare ky liber eshte botuar ne Stamboll ne vitin 1885, kur poeti nuk kishte botuar ende ndonje liber shqip. Libri permban krijime te periudhes 1872-82.
Po keshtu kjo veper eshte ribotuar (versioni shqip) ne 1996 prej fondacionit kulturor "Saadi Shirazi" ku pervec vjershave te Naimit gjendet dhe nje shkrim i profesorit Ahmet Kondo. Tani pas kalimit te me shume se nje shekulli ky liber botohet serish, por kesaj rradhe ne Teheran, ne kryeqytetin e vendit i cili flet gjuhen me te cilen Naimi shkroi vjershat e tij te para.
Libri eshte pregatitur dhe botuar fale perpjekjeve te zonjes Zahra Kadkhoda Mozrexhi, e cila ka jetuar ne Shqiperi per afro 5 vjet. Ne te vertete libri ndahet ne dy pjese, ku pervec poezive te Naimit, gjenden edhe disa shkrime te zonjes Mozrexhi, e cila jep disa informacione te mjaftueshme ne lidhje me historine e Shqiperise, jeten e Naimit, rilindjen kombetare, bektashizmin e ndikimin e tij tek Naimi, si dhe pikepamjet e disa shkrimtareve te sotem shqiptar e iranian ne lidhje me Naimin.


--------------------------------------------------------------------------------

ARVANITET DHE VLERAT E TYRE


Nje permbledhje e shkurter mbi historine dhe kontributin shqiptar ne krijimin dhe ecurine e shtetit te RI Grek.

Gjuha jone vetem thuhet
nuk e lane qe te shkruhet
Beme kenge keshillat e urta
qe te mos harrohet gjuha

Popullsia shqiptare qe jeton sot ne shtetin e ri Grek, ndahet ne dy grupe, ata qe quhen arvanitas, dhe ata qe quhen shqipetar, qe greket i quajne allvani dhe kane ardhur ne Greqi pas pushtimit osmano turk.Te paket jane njerezit te cilet dine historine e vertete te arvaniteve dhe zonat ne Greqi, qe banohej dhe banohet nga popullata qe flasin gjuhen arberore ose shqipe.Ne kete ligjerate do te permendim disa nga figurat me te shquara te revolucionit grek te 1821 qe ishin shqiptar, disa kryeministra qe kishin gjak shqiptari dhe shume figura te njohura te kultures greke qe ishin arvanitas.Jane zbuluar se ne Greqi gjenden mbi 600 katunde qe flasin ne vater gjuhen shqipe ose arvanitika, ku ndahen ne dy grupe. Ata qe quhen arvanitas dhe jane vendas qe njihen qe ne kohen antik edhe jane rreth 450 katunde, dhe shqiptaret qe greket i therrasin allvani qe kane ardhur ne Greqi mbas vdekjes se Skenderbeut dhe jane mbi 150 fshatra.Kryesisht katundet qe jane banuar dhe banohen nga elementi qe flet ne vater gjuhen shqipe ndodhen ne zonen e Epirit, ne Thrake, ne ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.Studiues qe jane marre me zbulimine katundeve qe flitet gjuha shqipe jane arvanitas Aristidh Kola, arbereshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.Po ne Greqi kur erdhen arvanitet sic i quajne elenasit?
Kush eshte vendi ame?
Keto jane pyetje qe torturon zemren dhe mendjen e cdo arvanitasi te Greqise.Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve te huaja dhe shqiptare jane njohur ne Greqi rreth shekullit 4-7. Por i ketij mendimi nuk jane dhe shume historiane apo studiues te ndryshem. Te cilet mendojne se rrenjet shqiptare ne Greqi jane me te hereshme, qe ne kohen antike. Per kete vertetim ekzistojne shume dokumenta historike, kenget, emrat e perendive te Olimbit, emrat e qyteteve te lashta te Greqis, qe shpjegohen vetem ne gjuhen shqipe ose arvanitase.Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arberes, njeri qe punon token.Shqiptaret parahistorik quheshin nga njerezit e letersise dhe diturise Ilir dhe me vone Alban.Kurse keta Ilire, dhe Alban, vetquhen pellazgje, arvanitas, dhe shqiptare dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurre nuk e kane quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Per here te pare u quajten Albani nga gjeografi i lashte Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durresit dhe Dibres, dhe kjo popullsi u quajt albanian.


--------------------------------------------------------------------------------


Deshifrimi i gjuhes se lashte etruske deshmon se Etrusket ishin Ilire!

Me nje analizim te artefakteve etruske mund te verehet se gjuha aq misterioze etruske ne te vertete nuk ka kurrfare misteri ne vete dhe eshte shume lehte te deshifrohet. Qarte mund te verehet se fjalet e shkruara etruske ne te vertete jane pothuajse 100% te njejta me fjalet e sotme shqipe! Ajo qe bie ne sy eshte: pse qindera shkencetare deri tani nuk e kane verejtur kete, apo nuk kane dashur ta verejne? Ekzistojne deri tani shume vepra dhe studime shkencore te cilat kane tentuar, por njeanshem, qe kete gjuhe ta shpallin per greke, madje edhe sllave, mirepo sic mund te shihni edhe ju vete nga keta shembuj, eshte fare e qarte se behet fjale per gjuhen ilire gjegjesisht shqipe, me pothuajse vetem disa variacjone ne disa fjale, por shumica jane madje plotesisht te njejta me fjalet shqipe qe edhe sot jane ne perdorje! (shih p.sh. fjalen "mendja").Sic e dine ndoshta shumica, besohej se etrusket ishin popull i vjeter qe krysisht jetoi ne trojet e Italise se sotme dhe perreth. Shpjegimet klasike te deritashme kane qene te mbeshtjellur me nje perde te misterit, dhe eshte thene se ata jane zhdukur dhe kane lene pas veti vetem artefakte arkeologjike me domethenie te cuditshme. Teorise se ata mund te jene ne te vertete ilire, shkenca klasike praktikisht nuk i ka lene mundesi te ekzistoje, kjo edhe me shume nga ana e armiqeve te shqiptareve. Ka pase raste qe studjuesit e pavarur jane bere objekt i perqeshjes me thenje si "po, ata tash thone ndoshta se edhe banoret e Antlantides kane qene ilire", e keshtu me radhe. Eshte fakt se shume arritje historike dhe vepra artistike, si dhe shkencore, ne te vertete u takojne ilireve/shqiptareve, mirepo fatkeqesisht, kjo ne shumicen e rasteve i eshte pershkruar te tjereve, keshtu qe sot kemi "antiken greke", "filozofet grek", "zotat grek ne Olimp", emrat e te cileve, per habi, nuk kane kurrfare domethenie greke por shqipe - hyjnesha Afrodita(Aferdita), Zeusi (Zoti), Hera (Era), etj.Do t'i tregojme edhe disa pjese nga punimet e vjetra etruske, meqe fatkeqesisht pothuajse asnje nga muzeumet dhe institutet shkencore, te cilat kane artefakte etruske, nuk shprehet i gatshem t'i jape keto ne analizim, prandaj shumica e skemave ketu eshte marre nga librat e ndryshem mbi etrusket. Ky eshte Disku i Phaestos nga viti 1700 p.e.r. dhe eshte shume i njohur per shkak te stilistikes se figurave. Disa madje i kane dhene atij edhe vlere aritmetike si nje deshmi e kultures se larte minoite (Krete).Disku perbehet nga 52 simbole si dhe 3 te posacme qe paraqesin "apostrofime" qe do te thote secili i pergjigjet nje fjale baze. Ne kete figure shohim anen B te diskut. Ne anen A gjindet nje poeme me aspekte intenzive seksuale, prandaj mendojme se njerezit kane mesuar leximin ne kohen e pubertetit, kur temat seksuale gjejne interesim te madh. Eshte zbuluar edhe lidhja ne mes secilit simbol dhe fonemeve - shikoni disa shembuj me poshte:

1.Simboli i nje femre te trashe (AITURA) perdoret per "AI". (krahaso "enjtura")
2.Simboli i kercyesit (KITSI) perdoret per "KI". (krahaso "kce", "kerce")
3.Simboli i shkalles (SIKALA) perdoret per "SI". (krahaso "shkalla")
4.Simboli i thellenzes (THLINTZA) perdoret per "TH" (no comment!)
5.Simboli i lekures (NEKURA) perdoret per "NE" (no comment)


--------------------------------------------------------------------------------

Doli ne qarkullim monografija: "Flamuri i Kombit Shqiptar", i studiuesit Jaho Brahaj
Ne librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", eshte e para here, qe ne studimet per etnokulturen tone, shpjegohet me hulumtime te sukseseshme, te bazuar ne materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila eshte zanafilla e shqiponjes dykrenare. Motiv qe kombi yne, qysh prej pese shekujsh e ka edhe simbol te flamurit. Nga studiuesi Jaho Brahaj, eshte shpjeguar enigma e zanafiles, se shqiponjen dykrenare, e cila si shpaloset nga faqet e librit ne fjale, tek populli jone shqiponja, eshte e trasheguar nga kohe te hershme me besimet e kultin per kete shpend. Shqiponja dykrenare shpjegohet, qe e kishin paraardhesit tone, qysh ne kohen e bronzit, dhe qe shfaqet ne kulturen materiale arkeologjike ne periudhen e hekurit (mijevjecari i pare p. e.re.).
Studimi monografik, "Flamuri i Kombit Shqiptar, eshte bazuar kryesishte ne strukturat shpirterore e materiale te krijuara nder mijeravjecare, nga populli yne dhe jane ruajtur dhe trasheguar po nga kultura materiale, ne hajmali, ornamente, ne qendisma, tekstile popullore e gdhendje ne dru e ne gur.Hulumtimi i autorit per kete monografi, perfshin gjithe trashegimin e objekteve arkeologjike te ruajtura ne truallin Ballkani me kete tematike te botuara nga studiuesit tone dhe te huaj. Ne menyre shterruese mundet te themi, eshte gjurmuar gjithe trashegimija shpirterore e ruajtur nga popullsija e jone, ne te gjitha trevat ku banojne shqiptaret.
Libri "Flamuri i Kombit Shqiptar" paraqitet para lexuesit me dy pjese. Pjesa e pare shpalos nje hulumtim e kultit te shqiponjes, tek parailiret (pellazget) dhe tek iliret. Kjo eshte pare me ane te shume disiplinave shkencore, si arkeologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thenie te shkrimtareve te vjeter te Greqise se lashte e te Romes dhe eshte gjurmuar ne studimet e me parshme. Menyra e shpalosjes se mendimeve e te konkluzioneve, eshte bere me nje gjuhe te qarte dhe megjithse eshte nje studim i mirfillte shkencor e me shume vlera per trashegimine tone kometare, ajo i paraqitet edhe lexuesit te gjere, me gjuhe te kuptueshme. Paraqitja per lexuesin e gjere, nuk e ka ulur nivelin shkencor, por e ka detyruar autorin te kerkoje forma te qarta dhe te kuptueshme per hartimin e librit, dhe kesaj ja ka arritur, qe ky te quhet nje liber, qe do kete nje lexues masiv.
Pjesa e dyte e librit i kushtohet vazhdimesise se praktikimit te flamurit kombetar shqiptar, qe nga 2 marsi i vitit 1444 e deri ne ditet tona ne vazhdimesi. Nga studimet dhe botimet e deri sotme per vazhdimsine e njohjes dhe praktikimit te vazhdueshem te flamurit, mbizoteronte mendimi, qe ai ishte harruar ne shekujt e gjate te pushtimit osman. Me nje hulumtim te dokumenteve, botimeve te huaja e shqiptare dhe me deshmi materiale te ruajtura ne arkivat e huaja, ose nga trualli yne, rezulton ne kete liber, qe flamuri yne kombetar, pati nje vazhdueshmeri ne zemren e shpirtin e popullit liridashes shqiptar, por dhe dokumentohet, qe ai eshte perdorur ne shume veprime luftarake e ngjarje te tjera, si kuvende popullore, botime, dekoracione arkitektonike popullore e ornamentale.
Si rezultat i gjurmimit ne pasurine tradicionale dhe te, te dokumenteve te shkruara per popullin tone dhe per te tjeret eshte bere e mundur vecimi dhe pasqyrimi, se cfare mori nga kultura e jone Perandoria Bizantine per kultin e shqiponjes dhe hulumtime per simbolin e shqiponjes tek popujt e tjere. Shqiponjen dykrenare e mori Bizanti nga kultura e kulti ilir i shqiponjes dhe shume popuj pastaj e moren, po nga ky simbol, qe megjithse ishte i ilireve, me vone u be i disa princave, shteteve e perandorive. Kjo ne nje kapitull te shkurte eshte paraqitur duke ju referuar nje literature te gjere.
Pa filluar te shpalosim subjektin e tematikes se librit, mundet te permendim vetem disa pika themelore qe jane fryt i kesaj pune studimore me kritere shkencore te ketij libri;

-- Per here te pare tregohet zanafilla e tradites mijeravjecare te shqiponjes dykrenare tek iliret e ne vazhdimesi deri ne ditet tona.
-- Hidhet drite mbi ate, qe i dha Perandorise Bizantine populli i jone dhe vertetohet, se eshte populli jane, qe e trashegoi shqiponjen dykrenare tek bizantinet, dhe jo sikur eshte thene deri sot, se ne Shqiptaret e morem nga bizantinet.
-- Ndricohet vazhdimesia e praktikimit te flamurit kombetar shqiptar ne vazhdimsi ne pushtimin e gjate osman dhe jo si eshte thene deri me sot, se ai ishte harruar.
-- Ne periudhen, qe nga 28 nentori 1912, deri me sot behet nje kronollogji e luftes dhe perpjekjeve te panderprera per ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit te shtrejte kombetar nga gjithe popullsija shqiptare autoktone ne Ballkan.

Botimi i monografise "Flamuri i Kombit Shqiptar" ne kudrin e 90-vjetorit te shpalljes se Pavarsise Kombetare besojme dhe jami te bindur, se do jete nje ngjarje me vlere ne fushen e botimeve shkencore shqiptare.


--------------------------------------------------------------------------------


Flamuri 86- vjecare.mendohet te jete kopja e vetme e flamurit te Ismail Qemalit
Nje flamur i kuq, me shqiponjen e zeze ne mes, i cili mendohet te jete riprodhuar ne Amerike, si kopje e flamurit (te vertete) qe Ismail Qemali ngriti ne Vlore me 1912, gjendet ne shtepine e nje 70- vjecari, prane stadiumit Dinamo. Vangjo Ilo,(70 vjec), i biri i Spiridon Ilos, shok i ngushte i Ismail Bej Vlores, tregon se e mban kete flamur ne shtepine e tij qe prej kohes kur i ati Spiridoni ia dorezoi ne duar. "Une e kam ruajtur me shume kujdes si amanet te tim eti. E kam ngritur ne ballkonin e shtepise sa here ishte festa e 28 nentorit"-keshtu e nis rrefimin e historise se ketij falumuri te cuditshem. 70- vjecari tregon me pas se kete flamur e ka marre ne Amerike, pikerisht atje ku dhe eshte bere kopja e flamurit origjinal te Vlores, kater vjet me pas, nga dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin e vertete ne Vlore. Vetem 2 kopje te tilla ekzistojne me permasat dhe formen e flamurit te vertete te Vlores i cili u dogj bashke me shtepine historike te Vlores. "Njeri prej atyre dy kopjeve eshte ky qe kam une e tjetrin e ka pasur dikush qe tani jeton ne Korce,"-pohon Vangjo Ilo

Nje refim i rastesishem
Krejt rastesisht ndodhi ky rrefim, ndersa Vangjo Ilo kishte ardhur ne Muzeun Kombetar per te pare nje tjeter flamur te perfolur keto dite. Ngacmuar nga ky flamur i gjetur ne Elbasan (te cilin Muzeu e bleu tashme), Ilo ka zbuluar dhe flamurin e tij, ate qe i ati ia ka besuar ndaj nuk ka dashur asnjehere ta nxjerre nga shtepia, duke menduar se askush nuk mund ta ruaje me aq shume kujdes sa e ruan ai vete. Ilo ka vendosur qe flamurin e tij ta ekspozoje ne nje ekspozite qe do te hapet ne Muzeun Kombetar me 25 nentor ne prag te shpalljes se Pavaresise- Pastaj do ta marre serish ne shtepine e tij, aty ku e kam mbajtur per kaq vite"-pohon ai.
Ne shtepine e flamurit
Ne shtepine e Vangjo Ilos, ne katin e gjashte te nje pallati pas stadiumit "Dinamo" i gjen te grumbulluara te gjitha ne nje dosje te stermadhe. Dokumentet qe deshmojne per ato vite jane te gjitha te plastifikuara, se bashku edhe me fotografite.Aty, ne nje qese plastike te tejdukshme mban edhe flamurin e 1916-es. Po ashtu edhe disa flamuj te tjere te vegjel, i ka vendosur ne radhe aty ne dosjen e madhe qe i kujton te atin. Flamuri eshte mjaft i madh me dy rratheza te metalta ku mund te futet fija qe e ngre flamurin. Eshte aq i madh sa te duhet ta shtrish diku qe ta fotografosh. E megjithese kane kaluar aq vite, flamuri eshte i ruajtur me shume kujdes, sikur te mos ishte hapur kurre. "Vetem ne kete shtepi ku kam tre vjet qe kam ardhur e kam ngritur tre here. Per cdo 28 nentor e ngre ne ballkon kete flamur",- thote ai. Me tej duket se e ka ruajtur me fanatizem, qe te mos e prishe ne asnje cep, te mos pesoje as edhe demtimin me te vogel.
Po me te njejtin kujdes ai ruan edhe fotografite e te atit, qe nga ajo kohe, rreth vitit 1916, kur u kthye nga Amerika. Te kompozuara mbi flete te trasha, ku gjithmone e ndesh flamurin, Spiridon Ilo, sjell ne keto fotografi imazhin e intelektualit te atyre viteve.
Si ishte flamuri i Vlores?
Ai nuk ishte nje flamur i qendisur me fije ari sic eshte pohuar deri me tani. Perkundrazi, ai flamur ishte i stampuar. Ne bezen e kuqe ishte stampuar shqiponja e zeze. Ismail Qemali dhe Spiridon Ilo, e kishin siguruar kete flamur ne Bukuresht. E me tej qe nga Bukureshti, vete Spiridon Ilo e kishte mbajtur ne gji flamurin deri sa kishin mberritur ne Vlore. Mbi kete fakt, vec rrefimeve te te atit te cilat Vangjo Ilo i sjell nder mend si tani, deshmojne edhe shkresa te vjetra qe ne ate kohe, ku intelektualet kishin shkruar mbi kete ngjarje. Ne nje ditar te vitit 1929, sektretari i bashkise se Vlores te asaj kohe, kishte shkruar shprehimisht: "Koha, e mire e pak e ftohte. Mesova se flamurin qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore me 1912 e paska shpene prej Rumanie ne Shqiperi z. Spiridon Ilo, nje nga ish shoket e te ndjerit Ismail Qemal Vlora." Origjinalin e ketij ditari e ruan ende ne Korce Kristaq Jorgji, djali i ketij sekretari.
Ndersa me tej mbi flamurin e Vlores Vangjo Ilo, duke u bazuar mbi rrefimet e te atit, thote se flamuri ishte i permasave 80 cm me 1 meter ( po keto permasa qe ka edhe flamuri qe ai ruan ne shtepi). Vetem se flamuri i Vlores ka pasur theke te verdhe, te cilet mund t'i kete qendisur Marigo Pozia.
"Sipas te thenave, flamurin qe u ngrit ne Vlore e ka qendiur Marigoja e cila ishte kusherira e pare e babait tim",- thote Vangjo Ilo. "Kur im ate erdhi nga Bukureshti ai ka qendruar pikerisht tek shtepia e Marigose. Ajo ose ka qendisur theket, ose flamure te tjere te vegjel, qe jane bere ne ate kohe. Ndersa flamurin qe u ngrit ne Vlore nuk e ka qendisur ajo. Dhe ai flamur qe u ngrit ne Vlore nuk ka qene i qendisur, por flamur i stampuar ne Bukuresht",- thote Vangjo Ilo. Por Flamurin e Vlores, me c'me ka rrefyer im ate, e kane mbajtur ca kohe ne shtepine e Vlores. Kur eshte djegur shtepia e Vlores eshte djegur edhe flamuri",- thote Vangjo Ilo, teksa tregon flamurin e tij qe mban ne shtepi e duke theksuar se shqiponja ishte e tille, pra pa yll, sic u mesuam ta shohim gjithe ato vite.
"Te gjitha keto m'i ka rrefyer im ate ne ate kohe. Por edhe ne dokumente te ndryshme qe m'i ka dhene e shoqja e Kristaq Antoniut (Kristaq Antoniu e ka njohur nga afer tim ate), dalin te njejtat gjera.
Deshmia e ditarit eshte zbuluar per here te pare ne bashkine e Vlores, me 1929 me 28 nentor, ku per nder te kesaj feste eshte organizuar nje ballo. E nder fjalet e mbajtura ne ate ceremoni, eshte folur edhe per rrugen qe iu desh te bente flamuri qe nga Bukureshti deri ne Vlore, e kur ne gji e mbante Spiridon Ilo". Ai vete nuk e di dhe nuk mund te rrefeje se ku mund te jete prodhuar ekzaktesisht ne Bukuresht ai flamur.
ditare
Si pranohet nje objekt historik ne Muzeun Kombetar?
Per flamurin kopje te flamurit te Vlores, drejtori i Muzeut kombetar Moikom Zeqo thote se eshte dicka me mjaft vlere. "Them keshtu sepse ai zbulon permasat reale te flamurit te Vlores, te cilat nuk dihen realisht. Nese ai eshte kopje e atij flamuri, dhe kjo kopje eshte marre sipas stampes se Bukureshtit, kjo do te thote se flamuri i Vlores ishte i tille". Keshtu pohon Moikom Zeqo, ndersa shpjegon edhe procedurat qe ndiqen per te vertetuar vertetesine dhe vleren e te gjitha objekteve qe ofrohen nga persona te ndryshem ne Muzeun Kombetar- "Ne kemi nje komision shkencetaresh ne Muzeun Kombetar Historik, te cilet i therrasim sa here qe ne Muze vijne objekte te tilla.Pergjithesisht jane historiane, etnografe dhe specialiste nga institucione te ndryshme shkencore. Pasi vijne keto objekte nga persona private ne Muzeun Kombetar ndiqen te gjitha keto rregulla. Te gjitha objektet duhet te jene te noterizuara per te provuar pronesine e tyre, qe pergjithesisht jane trashegimi familjare",- shpjegon Zeqo, duke vijuar se me tej specialistet japin mendimin e tyre mbi vleren e objekteve, behet nje procesverbal dhe objekti shoqerohet edhe me pasaporten e te dhenave. Me tej ai futet ne arkiv. "Nje komision te tille sipas Zeqos e ka edhe Arkivi i Shtetit. Po mendohet qe nje komision i tille te krijohet edhe ne Institutin e Kultures Popullore"