Humor
Music  Horoskop

Per Mua

Vendlindja

Albumi im

Home

Download

Humor

Kultura

Fjale Te Urta

Libri i Vizitorve

Informatik

Dashuria Forum

FOTO

FOTO

FOTO


H Y R J E
Populli eshte autor jo vetem i krijimeve poetike qe dallohen per frymen epike, per fantazine e pasur e te organizuar apo per lirizmin e thelle e te holle, por dhe i krijimeve humoristike e satirike. Elemente te humorit dhe te satires gjejme ne shume krijime folklorike, qofshin keto ne proze apo ne poezi; por ka asish, per te cilat humori dhe satira jane dicka karakteristike, jane tipare organike. Midis ketyre te fundit nje vend te vecante zene anekdotat. Kuptimi i sotem i kesaj fjale eshte larguar shume nga kuptimi i saj i pare. Ne po e perdorim per te shenuar ato krijime folklorike, qe ne popull njihen me emra te ndryshme: mesele, shaka, shpotina, perralleza e histori per te qeshur etj. Anekdota, si nje forme e vecante e tregimit folklorik, eshte mjaft e peroopur dhe e gjalle ne popullin tone. Ajo eshtê perdorur me shkathesi nga populli per te fshikulluar shtypesit, eshte perdorur e perdoret per te vene ne loje negativen, per te shprehur ide dhe deshira te ndryshme. Nje popullaritet e vitalitet i tille lidhet me faktin se anekdota hyn ne radhen e atyre krijimeve folklorike, qe, me permbajtjen e tyre, me formen e shkurter, me elasticitetin dhe mprehtesine, me karakterin humoristik esatirik, u pergjigJen me mire kerkesave dhe nevojave ideore, estetike dhe etike te kohes e mund te zbatojne me shkathtesi lidhjen me realitetin. Dhe, duke folur per figura, episode e shfaqje te jetes reale dhe per qendrimin e popullit ndaj tyre. Me forcen e madhe vepruese dhe komunikimin e fuqishem me degjuesin, anekdota lot nje rol te rendesishem gjate bisedes. Ajo, ashtu si proverbi, po te perdoret me vend, kryen me shkathtesi rolin e argumentit, paraboles apo alegorise, shigjetes se mprehte kunder kundershtarit. Kjo i jep gjalleri dhe force bisedes apo ligjerimit. Ne kete menyre anekdota lot nje rol te rendesishem e origjinal njohes, edukativ dhe artistik



DIALOGU I MOSKUPTIMIT
Nji dite me fortune ishte nisun njani per peshk. Rruges takoi nje tjeter, i cili e pyeti:
- Ku po shkon, per peshk a?
- Jo more, po shkoj per peshk...
- A ha..., kujtova se je tuj shku per peshk!

ME TE DREDHUR
Me falni shok se po ju shqetsoj, a e pini duhanin?
- Po - u pergjegj shoku - me te dredhun...
- A keni nje leter duhani se me mungon?
- Posi urno, me gjithe qef.
- Po duhan a keni?
- Sigurisht po.
- A ma mbeshtjell nje fije se nuk po di.
- Po mor zotni urno!
- Po me e ndez a keni?
- Po! tjeter gja a ju duhet?
- Jo, te tjerat i kam vete...
Sa mendjemadh je mor Gezim!
Gezimi: Pse?
Te pashe mbrame ne televizion, dhe s'me fole me goje!...

VIZITA
Grueja me burrin krah per krah. I thot gruja:
Ah sa te shkon ky kostumi! E gezosh! E din si me dukesh... si Alen Daloni i ri...
- Ja kam keput kryet (qeshet), Ec te shkojme se po bahemi vone!
- Uuuupo cka te ra ne xhakete ashtu? - e pyet gruja.
- Nje zog ka leshue nje glace!
- Po keshtu nuk shkohet ne vizite, hajde kthehena. Sa pa mend ece rruges!
- Mir moj gru, po une nuk mundem me ec me kryt perpjete.
- Jo, jo, hajde shpejt nderro kostumin...
- Gru, mos e ban kaq alarmante, nje zog leshoi nje glace. Thuj shyqyr qe nuk fluturojne lopet se mandej do kishe pa, se cka ishte ba!

FUTU PER VRIMEN E CELESIT...
Tefa e Paulini si bashkekrijues humori, shkonin natyrisht e i benin vizita njeri-tjetrit ne raste te ndryshme. Nje dite, Paulini e thirr Tefen ne telefon, dhe i thote se do kalonte andej.
- Po mire hajde - ia kthen Tefa. Pas disa minutash, bie zilja e deres se shtepise se Tefes...
- Kush ashte? - degjohet nje ze nga brenda.
- Jam une Paulini...
- Po mire, futu per plase te deres... - ia kthen nga brenda Tefa.
Pas disa ditesh, i njejti rit perseritet, por ne kahje te kundert. Tefa niset e shkon tek shtepia e Paulinit dhe i bie ziles.
- Kush ashte? - i thote Paulini.
- Tefa, Tefa, po hape deren...
- Futu per vrime te celesit... - ia kthen Paulini.

TAFA SHKEL KUFIRIN
Pasi ishte merzite me komunizmin ne Shqiperi, Tefes i shkrep mendja e vendos te arratiset nga Shqiperia. Ai niset e shkon ne kufi nga Zogajt, dhe don te arratiset per ne Mal te Zi. Por syri vigjilent i kufitareve te kohes se xhaxhit, e pikas kete shtrembaluq, qe po i afrohet kufirit. E rrethojne ushtaret dhe si rezultat e kapin dhe kur e shohin se ishte Tefa, e marrin dhe e vene ne nje makine per ne Shkoder. Kur mberrijne ne Shkoder, policet i thone Tefes:
- Tefe, a ke dashte me thy kufinin a?...
- Jo more, - ua kthen Tefa, - po kisha mbete ne rruge e nuk dijsha si me u kthy ne Shkoder. Atehere thashe, ma mire po i afrohem kufinit, se ushtaret kane me me kape, e kane me me pru me makine ne Shkoder...


DASH
Solucioni lares i mirenjohur DASH pati jehone deri ne vendet arabe. Perse nuk njihet ne Kine apo Japoni? Kete do ta kuptoni nga ngjarja e meposhteme:
Ne Itali behet rreklame e fuqishme e ketij laresi me emer shqipetar. Me siguri eshte marre nga leshi i bardhe i dashit. Qe te mos largohemi nga tregimi, ne rreklama shikojme fotografi me pelhura te ndotura te cilat kur lahen me larsa te ndryshme nuk marrin ate pasterti dhe shkelqim qe u jep DASH-i. Pra, nga e majta ne te djathte dallohet efekti i ketij laresi te persosur. Licensa u ble nga nje kompani shume e njohur arabe dhe u be ndertimi i fabrikes dhe doli prodhimi i pare i laresit. U gjend edhe nje arab qe dinte Italishten perkryer. U be edhe perkthimi i sakte i diciturave qe shoqeronin fotot e famshme. Televizori, gazetat, revistat si dhe parrulla me siperfaqe gjiganteske qe mbuluan ndertesat e qyteteve, bene nje prezantim qe nuk shkulej lehte nga mendjet e arabeve.
Rezultati: as edhe nje kuti me lares nuk u shit! Falimentim i firmes!
Faji doli nga perkthimi i dicitures te ciles ju dha drejtimi nga e djathta ne te majte dhe nuk perkonte me fotografin

HAPJA
Nje dite, nje tip i cuditshem me ndalon:
"Cfare teme ka ai libri yt?" Une i thashe:
"Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma te mira, qe i kam shkruar prej vitesh, e tashti ne demokraci."
"Ashtu, - me tha. Po a te del ndopak liber i trashe?" Po libri, mor i dashur, nuk vleresohet nga trashesia, po c'ka kane shpike trute e mia. Ti Po ja ban si ja bani nje pergjegjes i vatres se kultures ne fshat, qe shkon me ble pllaka gramafoni, se ne ate kohe nuk kishte magnetofon, e i thote shitesit, "M'i jep 200 pllaka gramafoni." Shitesi i thote: "A don muzike te lehte apo te rande?" Fshatari i pergjigjet: "Cfaredo muzike, se gomari ka me i bajte."

KOMISARI
E more shoku Komisar, 45 vjet qe e ke kullote Partine e Punes, vete shkruj e vete vulos, e njeri mos me te thene mos. Tashti te kane ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, une jam ai qe kam qene, une nuk kam ra nga fiku, por c'ti besh, ka ra fiku...

EDUKATORJA
- O mami, o mami, du dy gurabija sot.
- Per c'fare te duhen dy gurabija?
- Se njeren ma han edukatorja...

TRANSFERIMI
Degjo moj bije, tani jam transferuar ne Tetove. Ti je vajze e re, 17 vjece, e ke mendjen taralele. Tetova eshte qytet i madh, qytet me kulture, jane njerez te humorit, jane qejfli. Ti, te paste mamaja, shoqeroju me vajza e mos u ndalo me asnje djale, se kaq bukur ta prishin mendjen tetovaret, sa nuk ke qejf me u thane Jo...

DOKTORI I PSIKIATRISE
- Doktor, po me merren mendt.
- A e din pse te merren mendt?
- Pse? - Ke koken e madhe e trute e vogla, e te sillen neper koke. Derisa te zajne vend trute, mos u shqeteso.




DOKTOR EKSPRES
Burre e gru shkojne tek doktori: Doktor a mund t'ju shqetesojme?
Doktori: Zhdeshu zoje!
Gruja: Burri ashte i semure, zotni doktor...
Doktori: Ashtu, atehere burri juaj le te nxjerr vetem gjuhen.

KUSH DREQIN HYP ATJE LARTE!
Nje cift po dilte ne qytet. Rruge e gjate, nxehte i madh, para tyre ndodhet nje peme dhe ata bashke vendosin m'u ul nen te. Pas nje fare kohe gruaja con kryet lart me pa, kur shef dy zogj sqep me sqep dhe i thote te shoqit:
- Mor burre ca jane ka bajne njata zogj atje lart?
- I shoqi: jane ka puthen.
- Gruaja: po pse nuk me puth edhe ti mua?
- Burri ia kthen: po kush dreqin hyp atje nalt.

COBANI DHE VAJZA
Nji coban me bagti ishte afer nji prronit. Po binte shi pa mase. Mbas nji fare kohe prroni po fillon m'u shtu e me u shtu, kur cobani po ndin nji za, "u mbyta, u mbyta..." Vrapon bariu ne drejtim te zanit kur shef nji vajze qe kishte mbet ne prrua, e ndimon ate dhe mbas pak vajza i thote atij se si mund t'ia shperblente, pasi i shpetoi jeten. Bariu i thote se nuk do asgja. Atehere vajza fillon me u zhvesh e me u zhveshe. Kur shkon tek mbathjet vajza i thote bariut: edhe i to kane mbete, dhe fillon me i heqe edhe ato, por bariu shume zemer gjane e nderpret duke i thene: a din ca, mos i heq fare se me bijne te medhaja...

NEXHOJA NE FABRIKE TE CIGAREVE
Kishte ardhe Nexhoja ne fabrike te cigareve me taku nji shok te vetin, mirepo roja nuk po e lente me hi brenda. Shoku i tij nuk po dilte me e taku keshtu qe nexhoja don me hi me force. Roja e kap per kemishe, dhe i mbet nji cope e kemishes ne dore. Roja e shef Nexhon te nevrikosun dhe te heshtun. Pas pak, roja i thote Nexhos:
- Po me vjen keq per kemishen, ishte e bukur!...
Nexhoja: - Eeeeeeeedhe coooooope e forte... E ar a ban me kalu tesh?...

NEXHOJA DHE GARDALINA.
Nexhoja ishte tuj ece ka rruga e rusit, tuj sha e tuj ba. Nji djale i thote:
- C'a ke mor Nexho?
Nexhoja: - Jam ngat'rru me policine.
Djali: - Po pse mor Nexho?!
Nexhoja: - Kishte kalu mikrobuzi afer shpise dhe ma kishin marre gardalinen ne ballkon.
Djali: - Mos mor po tesh?
Nexhoja: - Kam frike se tash pom' transferojne ndoj katund...
Djali: - Pse mor c'a ju ka ba gardelina?
Nexhoja: - E kishin xane tuj k'ndu kange sllave...

VAJZA ME CORAP BAKLLAVE.
Do djem, po gacmoshin nji vajze, e cila kishte veshe corape me kallep bakllave. Por kjo ishte e perditshme. Fjalet ishin: 'cdo te hame sonte bakllave!...'
Mirepo vajza u merzit per cdo dite, i njejti avaz. Nje dite kur djemte po i thoshin 'cdo te hame sonte bakllave', ajo kthehet e u thote:
- Po mire mor cuna vetem tek bakllava ju rri mendja?
Djemte: - Po.
Vajza: - Cfare budadhenjsh?
Djemte: - Pse?...
Vajza: - Se po te ngjiteni ma nalt do hanit kadaif...

HAJDUTI DHE PLAKA.
Nji hajdut kishte hy me vjedhe kumbulla, mirepo pa mbaru mire mbushjen e gjinit, del nji plake e i thote:
- Ulu poshte mor qafir, se po ta therras policine...
Mirepo hajdutit nuk i pelqejne fjalet e plakes dhe ia kthen:
- O plake, a po hyn brenda, a po ta baj?...
Plaka e ndigjon dhe hyn brenda. Kur hajduti mbush gjinin me kumbulla, ulet poshte dhe iken. Plaka e shef hajnin tuj ike e bahet me nerva. Del jashte e i thote:
- I poshtem! ti keke edhe hajn edhe rrenacak...

GJAHTARI I FUNDIT
N'andje heret, ne nji klub gjahtarsh ishin mledhe nji grup shokesh, dihet gjahtare, dhe po thoshin historite e tyne qe u kishin ndodhur gjate nates. Fillojne tuj tregu historite me rradhe, kur vjen rradha e te fundit ca me ju diftu mor shoke, nuk me ka ndodhe ndoj here si mbrame. Shoket: "pa he mor, ca te ka ndodh?" Gjahtari po me kalon para kamve nji lepur nja dhjete a dymbedhjete kilesh edhe po ndalet ne nji kacube. Avash-avash e marr ne shenje dhe e qelloj bam!... - lepuri me kambe perpjete. Ne kete kohe vjen kamarierja me marre porosite dhe ike prape. Gjahtari thote: "ku e lame?" Shoku: "me kambe perpjete..." Gjahtari vazhdon "e t'ja bana nja dy-tri here..."

DHENDERI DHE NUSJA
Ne disa fshatra te jugut, kur bahen dasma kane disa kange me ngacmime. Nji prej tyre - nga ana e dhenderrit; nuse o nuse o, a e ke pa llozin e portes o nuse o nuse o...
Nga ana e nuses jane me te shkathet: dhenderr o dhenderr o, a e ke pa pusin e shpelles o dhenderr o dhenderr o...

3 DJEMTE
Tre djem ishin tuj u ngaterru me njeni-tjetrin e tuj i thane njeni-tjetrit s'ke m'u rrit ma, ke me mete i shkurtun, etj. Kur mas pak kohe, i madhi prej ture thote: une kam m'u rrit ma shum se ju, i dyti pyet: pse? I madhi: se gjyshi jem asht i gjate sa kalaja. I dyti: oh une kam m'u rrit ma shume se ti. I vogli: e pse ke me rrit ma shum se ai? Ai i dyti: se gjyshi jem asht kaq i gjate sa prek ret me dore. I vogli pyet: kur gjyshi jot ka preke rete, si ishin te forta apo te buta? I dyti ia kthen: te buta. I vogli: he, ai pra ka kap topet e gjyshit tem!
Nje fshatar, ne kohen e kaluar, vete te dentisti te nxjerre nje dhemballe. E merr ndihmesi dhe i nxjerr dy pernjeheresh. Fshatari zu te qahet, se i nxorri dhe nje dhemballe te mire, po ndihmesi i thote:
- Mos bej ze, se te del ustai e te kerkon te paguash per dy!

Nje matrapaz kishte varur prapa ne mur, karshi peshores, nje pasqyre te madhe. Nje shok i tij e pyeti:
- Habitem me ty; pse e ke varur ate pasqyre te madhe prapa?
- Nuk e kupton? Qe kur te vijne njerezit te blejne, te shifen ne pasqyre, ndersa une peshoj.
Njehere u kthye ne fshat nje kurbetli. Porsa e moren vesh, u ckulen te gjithe nga qene e nuk qene, e bot! e bot! kush ta pyeste me pare:
- A s'na thua - i thoshin - me cfare pune merreshe atje?
- Me shushaine (1) - pergjigjej kurbetliu.
- Shushaine? Galiba, ndonje pune e madhe, apo jo?
- C'pyet!
Ne darke e pyeti edhe e shoqja, po ay ja preu shkurt:
- Eh, moj budallaqe! A thua se ne kurbet te bejne minister? Llustraxhi ishja.
1) Nga anglishtja shuuz (kepuce) + shajn (llustroj)
Nje fshatar i varfer shkoi per nje pune te agai i fshatit; mirepo, kur hyri, vajti u ul dhe e harroi deren e dhomes hapur.
- Ngrehu mbyll deren - e urdheroi agai - apo s'ke dere ne shtepi!
Fshatari i varfer, qe e dinte sa cingun ishte agai, ju pergjegj:
- Jo, kam dere aga; po dera ime rri hapur gjithmone (1) prandaj edhe nuk u kujtova te bej zakonin tend.
1) Kuptimi eshte metaforik, behet aluzion per mikpritjen.
Nji pasanik i madh asht kah mbytet ne det, por, per baft, e pshton nji trim.
Pasaniku, per shperblim, nxjerr e i nep nji gjyse leku. Te gjithe cuditen e zemerohen, por trimi qi e kishte pshtue nuk nxehet aspak e... thote:
- Paj, zotnia e din se nuk vlen ma teper.
Qerositakoi njehere ne rruge me nje aga. Ky agai donte ta tallte Qerosin dhe i tha:
- Mu krimb kripa o Qeros, si t'ja bej?
- Hidhi pak qumesht mushke - i tha Qerosi.
- Po a ka qumesht mushka, ore?
- Po kripa, o aga, a ze krimba?
I kishte dhane zotnija Nastradinit nji skyfer (skifter) me dale per gjoje (gjah) me njimi porosi me e ruejte fort. Porsa pau nje shpend te madh [Nastradini] t'ja lshon skyferin shpines, por shpendi e coptoi dhe e lau ne gjak.
"Si me ja ba tesh?"
Kthei te zotnija dhe skyferin e mbajti mbshehe nen xhybe.
- He Nastro, si u dave?
- Ca me kene, bre zotni! Erdhi nji alamet shpendit e ndenja e mendova: "A ta lshoj, a mos ta lshoj, a ta lshoj, a mos ta lshoj?..."
Dhe kete e perseriti nja disa here. Zotnija, i merzitun, ja bani:
- Po ta kishe lshue, bre!
Nastradini, tuj nxjerre skyferin ba cope e grime, ja pret:
- Qe, mor zotni! E lshova dreqin, por kqyr si ma bani!
Nje here Nastradin efendiu kish mbetur fyshek pa leke dhe shkoi nen penxhere te nje cifuti te pasur dhe atje unjet ne gjunje e i lutet zotit:
- Me jep njeqind leke se, sikur te me japesh, nentedhjete e nente nuk i marr, ngaqe nuk mbaroj dot pune me aq!
Cifuti qe mbante vesh permbrenda penxheres, e degjoi dhe tha me vete: "Do ta provoj njehere cdo te beje, do ti hedh vetem nentedhjete e nente leke; valle a do ti pranoje?"
Dhe i mbeshtolli vertet aq leke ne nji shami dhe i hodhi perpjete mesa fuqi pati, pa i rene ne sy te Nastradinit. Dhe shamia me leke ra pastaj poshte, perpara Nastradinit, tamam sikur zbriti nga qielli. Ahere Nastradini zgjati doren e i mori dhe zgjidhi shamine e i numeroi:
- Nje, dy, tri, ... nentedhjete e nente dhe shamia njeqint! Tamam aq sa me duheshin!
Dhe i futi ne xhep e shkoi.

- Pjeter - i bertet zotnija me furi sherbetorit - ketu njani asht i marre; o ti o une!
- Zotni - pergjigjet Pjetri - po t'ishem une i marre, zotnija jote nuk kishte me me mbajte ne sherbim.

Nji mbret kishte dale nji here tebdil, me rrobe te panjohuna, per te pa punet e mbretnise se tij. Rruges takon nje nepunes te vogel edhe hyni ne kuvendim me te:
- Si shkoni me qeverri, si i ke hallet?
Nepunsi ju pergjegj shkurt:
- Une per veten teme jam keq! Kam nji tufe fmije e s'po mundem me i mbajte me rrogen e vogel qi marr. Bile jam nise me shkue ke mbreti me i qa hallin.
- Po nuk t'dha gja? - e pyeti mbreti.
Nepunsi i vogel fshatar, qi nuk e njofti, ju pergjegj si pa te keq:
- Po s'me dha gja, ne djall vafte! - Dhe i futi nji te shame te madhe mbretit.
Mbas ktyne fjalve mbreti i muer ne shenim emnin dhe u largue.
Kur shkoi fshatari ne nesret te mreti, e njofti me njihere qi paska qene mbreti vete aj qi paska takue dje me te dhe e paska sha keq fort, prandaj po mendohesh se si t'i pergjigjesh sot e te lante te shamen e djeshme.
- Ckemi - i tha mbreti - pse qenke mundue deri ktu?
- Jam shume ngushte, kam nji tufe fmije, rroga e vogel...
- Mirepo, n'qofte se nuk t'jap gja? - e pyeti mbreti me dinakeri.
Fshatari ju pergjegj:
- Per ate u muerem vesht dje, madhni.

Mbreti hapi fjale se kush do ta zinte me genjeshtra, dmth t'i thoshte nje genjeshter qe ai te mos mund ta kundershtonte, do te fitonte 100 napolona flori.
Vajten tre veta:
- Une, madheri - tha njeri - mbreme arnova qiellin.
- S'eshte gje kjo genjeshter - i tha mbreti ) se mbreme ra shi; pra, qielli ishte i shpuar.
- Une - tha tjetri - mbreme u lodha shume, se u mat te binte hena dhe vajta i vura nje furke ta mbaje.
- Edhe kjo s'eshte gje - tha mbreti - se hena sot ne mengjes dolli. - Po ti - i tha te tretit, nje fshatar - pse ke ardhur?
- Une - i tha ky - dua ate qypin me flori qe te la im at para se te vdiste per ta ruajtur.
- S'eshte e vertete! - u hodh mbreti. - Yt at s'me la ndonje qyp.
- Atehere me jep 100 napolonat, se te munda - i tha fshatari(1)
1) Po te pranonte mbreti se kerkesa e fshatarit eshte e drejte, duhet ti jipte qypin me florinj; po te mos e pranonte, dmth ta quante genjeshter, do te humbiste bastin dhe do paguante 100 napolonat. Ne te dyja rastet fshatari del fitues.

Nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje politike". Aso kohe ishte minister i puneve te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite ky shkon te vizitoje burgun. Patrioti as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen keq qe u kam zene vendin.

Nje ushtar i dehur, ne kohen e Zogut, takoi nje oficer.
Ushtari kerkoi leje:
- Me leje zotni oficera, te kaloj?
- Kaloni, po nje nga nje - u pergjegj oficeri. (1)
1) Duket se dhe oficeri kishte te njejtin hall me ushtarin, gjersa dhe ai shikonte jo nje, por disa ushtare.
Ne nje rruge te Uashingtonit dy police arrestuan nje qytetar dhe e shpune perpara gjyqit.
- Kush te futi ne burg? - e pyet gjykatesi.
- Policet qe kini ketu - u pergjegj i pandehuri.
- E di, po perse? Mos valle per shkak dehjeje?
- Tamam, zoti gjykates; qe te dy ishin bere thumb!
Nje i varfer ngjitet maje nje mali dhe i lutet perendise:
- O perendi, me thuaj, c'eshte per ty nje minute?
- Nje perjetesi! - i pergjigjet perendia.
- Po nje solde? - e pyet prape i varferi.
- Nje milion! - pergjigjet perendia.
- Atehere te lutem, o perendi, me jep nje solde, se jam i varfer.
- Prit nje minute...(1)
1) Duhet patur parasysh se c'eshte minuta per perendine.
Nje prift kishte mjekerr te gjate. Nje here njeri e pjeti:
- Urate, se s'te kam pyetur, ku e mban, zotrote, tere ate mjekerr naten kur fle, ndene jorgan apo mbi jorgan?
Prifti mblodhi supet, se s'e kishte vene re kete gje. Po ate nate, si ra per te fjetur, ju kujtua kjo pjetje dhe zuri te cqetesohej, se kur e fuste nen jorgan sikur s'bente rehat, e nxirrte mbi jorgan, s'i dukej mire. Vazhdoi keshtu tere naten. Ne mengjes i foli gruas i nevrikosur:
- Gersheren, se vdiqa pa gjume tere naten!





Burre e grua rrinin n'oborr. Kendezi kendoi me ze te forte. Gruaja uli percen shpejt e shpejt.
- C'pate? - i tha burri. - Ketu s'ka burra te huaj?
- Po pse, kendezi nuk eshte mashkull?

- A ndjeve, mori? - i bertet burri grues.
Por ajo nuk lot vendit.
Burri, i zemruem, shkon e kape per krahit e i thote:
- Andjeve se po te thrras?!
- Une kujtova, besa, se po thrret Morine, se mue me thone Dile.

Nji burre poterrexhi i bertet grues:
- Si ma plase shpirtin, moj grue! Ti po me shtjen ne dhe per se gjallit!
- Deksh e mos u njallsh!
- Ti njate don, se merr burrin tjeter.
- S'di kur po vjen ajo dite! Do ta ve mire gishtin ne temth se ke me marre.
- Merr edhe dreqin, ne dac!
- Jo, s'ban, se kam pase te birin.

- Nastradin! - e shkundi nje nate gruaja Nastradinin.
- S'te vjen keq qe kam tere naten pa gjume duke tundur djalin qe qan? Tunde dhe ti njecike, se fundja, djali s'eshte vetem i imi, eshte dhe i yti.
- Ti tund gjysmen tende - i tha Nastradini - gjysmen time lere te qaje.

- Dje mbrema - i thoshte njeri shokut - hyri nje kusar ne shtepine tone, por gruaja rrembeu fshesen dhe e shqepi ne dru...
- Keshtu, he?
- Po! Pandehu se mos isha une, qe kthehesha naten vone nga kafeneja.

Shkoi burri ne pazar dhe bleu dy kile mish qengji dhe ja shpuri se shoqes per ta gatuar. Burri u kthye ne punen e vet. E shoqja, qe paskish ndodhur llupese, e poqi mire e mire mishin dhe e hengri. Kur erdhi ne darke i shoqi i tha:
- Pa na e shtro ate mishin ta hame.
- U, mor burre, ate e hengri macja!
- Mire, ma sill macen ketu ta peshoj.
Gruaja e zuri macen dhe ja shpuri te shoqit. Ky e peshoi macen dhe doli plot dy kile. Atehere i thote te shoqes:
- Mire qe mishi na qenka ketu, po macja ku eshte?
Nje femije, tue shikue me vemendje floket e babes, pa disa qime te bardha dhe e pyet:
- Babe, pse disa qime nga floket e tu jane te bardha?
- Se babes i del nje qime e bardhe, sahereqe djali i tij ben nje te keqe - i pergjigjet i ati.
Femija mejtohet pak e pastaj pergjigjet:
- Atehere gjyshi duhet t'i kete pase shume te keqinj femijte.
Nje grua vajti per vizite tek shoqja e saj. Gruaja pyeti femijen qe doli dhe i hapi porten:
- Ne c'ore hahet dreka te ju, vogelushi im?
- Mamaja tha se ne do te hame dreke kur te ikni ju.
Mbasi i kishte shpenzue te hollat nder qefe, pa ja vue mendjen mesimit, i biri i con telegram babes, tuj i kerkue pare:
"Babe, gjindem ne rruge te madhe".
I ati i pergjigjet po me telegram: "Rueju mos te xane automobilat!"

Nje here nje plak kthenej nga pylli ngarkuar me dru edhe ecente me gjithe ato, po, nga te lodhurit e teper, i shkarkoi me nje vent dhe i thrite vdekjes. Vdekja me te ardhur, e pyet perse e thriti, po ky, nga frika, i thote qe:
- Te thrrita per te ngritur njecike barren.

E thirren Nastradinin, qe dinte te shkruante e te kendonte, te bente listen e te ftuarve ne nje shtepi qe kishte dasme.
Dhe ai zuri te shkruaj:
- Nastradin ....
- Jo, zotrote je qe je - i tha i zoti i shtepise - shkruaj keta qe te them une, me rradhe.
- Une e di qe jam qe jam, po le te jem dhe ketu ne liste... se mendje eshte e me harrojne.

Pasi u vizitua njeri, i tha mjekut:
- Zoti doktor, cfare semundje kam?
- Ti pi shume dhe punon pak.
- Atehere te lutem thuajma latinisht emrin e semundjes, se dua t'ja them gruas.